Këngëtarja durrsake në festën ndërkombëtare të femrës ka ndarë për herë të parë me ndjekësit e saj në Instagram fytyrën e vajzës së saj.

Zajmina Vasjari është bërë nënë më 29 janar të këtij viti e në postimet e mëparshme nuk e zbulonte tërësisht të voglën Khloe.

"Shiko botën dhe buzëqesh sepse pa ty, jeta do të ishte e pamundur! Gëzuar ditën e gruas! Po ndaj me ju ditën e parë të jetës së vogëlushes Khloe," shkruan Zajmina në foton e postuar.