Presidenti Ilir Meta iu ka uruar festën e 8 Marsit, të gjitha grave shqiptare.

Në ditën e grave, Kreu i Shtetit bën apel që ato të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri.

Në mesazhin e tij në “Facebook”, Meta shkruan:

“Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave, vajzave, nënave dhe motrave, të cilat me shpirtin, dashurinë, sakrificat e përkushtimin e tyre, lartësojnë vlerat më të mira të shoqërisë dhe familjes shqiptare. Sot është dita për të reflektuar se ka ende shumë për të bërë që gratë e vajzat të gëzojnë plotësisht liritë e të drejtat e tyre, të mos diskriminohen e të mos vuajnë dhunën në familje e shoqëri. Fuqizimi i tyre social, ekonomik dhe politik është forcim i familjes shqiptare dhe garancia më e sigurtë për një Shqipëri europiane dhe të begatë”.