Dy aktorët e njohur të Hollivudit, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, kanë surprizuar me deklaratën e tyre.
Dy fëmijët e çiftit, Ëyatt Isabelle dhe Dimitri, përkatësisht 3 dhe 1 vjeç, nuk do të trashëgojnë pasurinë e prindërve.
Dy aktorët e njohur kanë deklaruar se fitimet e tyre do t’i dhurojnë për bamirësi kur të ndahen nga jeta, ndërkohë që fëmijët duhet të mësojnë t’ia dalin vetë në jetë.
“Fëmijët e mi po jetojnë në mënyrë shumë të privilegjuar dhe nuk arrijnë ta kuptojnë. Nuk do t’u lëmë atyre llogari bankare. Gjithçka do ta dhurojmë për bamirësi”, ka deklaruar Kutcher.
“Nëse ata do të më paraqisin një plan të mirë biznesi dhe do më ftojnë të investoj aty, unë do t’i ndihmoj, por nuk do t’u jap para kot”,- ka vijuar më tej aktori i njohur.





