Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim rreth 60 minuta zyrën e kreut të shtetit shqiptar.

Në takimin mes tyre u diskutua për negociatat lidhur me paktin detar Shqipëri-Greqi. Çështja e negociatave mes Shqipërisë dhe Greqisë ka ngecur në pikën kur Ministria e Jashtme kërkon autorizimin për plotfuqishmëri nga Presidenca.

Takimi kokë më kokë mes Presidenti Meta e Kryeministrit Rama nisi rreth orës 16:00 dhe përfundoi rreth orës 17:05. Për këtë takim nuk ka ende një njoftim zyrtar nga asnjë prej dy institucioneve.