Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në profilin e tij në Facebook denoncimin e qytetarit digital që sinjalizon se Policia e Shtetit po bën biznes me personat që arrestohen me qëllim ekstradimi në vendet ku ata kanë kryer krimin.
Në mesazhin që Berisha ka publikuar, shkruhet “të arrestuarit që nuk janë shumë të njohur nga media, mbahen në paraburgim, dhe nuk njoftohet shteti përkatës, me qëllim që të kalohen procedurat që të mos ketë më mundësi ekstradimi. Duke mos u njohur në kohë reale për arrestimin që ka bërë policia shqiptare, dokumentet e ekstradimit vijnë me vonesë nga shtetet që kërkojnë ekstradimin e tyre, duke bërë kështu, që ai të lirohet nga burgu".
Dhe e gjithë kjo skemë, sipas qytetarit që i ka dërguar mesazhin Berishës, bëhet në këmbim të lekëve që drejtuesit e policisë marrin. Për të vërtetuar pretendimin e tij, qytetari në fjalë ka dhënë edhe rastin e një të arrestuari në Durrës. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin, Omar (Moris) Kadiun, të arrestuar në fillim të janarit të këtij viti, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkomëbatr.
“Personi ka dy muaj qe eshte arrestuar dhe pritet vetem te kalojne afatet qe te dale perseri i lire sepse rilindja ka marre leket dhe nuk ka njoftuar autoritetet italiane per arrestimin. Personi ndodhet ne paraburgimin e Durresit”, shkruhet në denoncimin e qytetarit digital.
Postimi i Berishës:
Ekstradimet, biznes i majme i narkopolicise se narkoshtetit!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Te denuarit me 10000 euro i shpetojne ekstradimit. sb
“Mirmbrema doktor po ju njoftoj se ne policine e rilindjes ka filluar biznesi i radhes me personat qe arrestohen per llogari te shteteve te ndryshem ku keta persona kane kryer krime dhe jane denuar ne mungese. Po te shpjegoj se cfare ndodh. Per personat qe nuk jane te njohur per median, politiken dhe popullin pagesat qe sekseret marin jane deri ne 10 mije euro qe dosja dhe njoftimi qe keta persona u arrestuan ti shkoje shteteve perkatese. Dhe ka nje limit kohe qe shtetet perkatese duhet te fillojne ekstradimin per rekuperimin e te arrestuarve per llogari te tyre, ne te kundert personat ne baze te ligjit tone lirohen sepse nga vendi perkates nuk ka ardhur procedura. Por vendet perkatese nuk kane nga ta nisin proceduren sepse nuk marin njoftimin dhe dosjen nga policia e rilindjes e cila e ka kthyer ne biznes kete gje dhe po fitojne shuma maramendese.po ju sjell nje rast dhe ju e keni te lehte ta verifikoni personi ne fjale qe ndodhet ne foton poshte eshte denuar me 8 vite ne mungese per pedofili ne Bergamo te Italise por per Rilindjen nuk ka problem se cka bere per aq kohe sa mer leket
Personi ka dy muaj qe eshte arrestuar dhe pritet vetem te kalojne afatet qe te dale perseri i lire sepse rilindja ka marre leket dhe nuk ka njoftuar autoritetet italiane per arrestimin. Personi ndodhet ne paraburgimin e Durresit"





