Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës –Ankona e kthim gjatë dy muajve të parë të këtij viti kanë trasportuar më shumë mallra dhe më pak udhëtarë, krahasuar me periudhën janar-shkurt të vitit të kaluar.
Nga të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD mësohet se gjatë periudhës 2-mujore tragetet janë shfrytëzuar nga afro 83 mijë udhëtarë, ose 9 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e vitit 2017.
Burimet thanë se në muajin që sapo u mbyll tragetet kanë transportuar mbi 135 mijë tonë mallra, të ngarkuar në kamionë dhe trajlera.
Kjo është një sasi 18 për qind më e lartë se sa e dy muajve të parë të vitit 2018, ndërsa importet dhe eksportet janë rritur përkatësisht me 16 dhe 21 për qind.
Tragetet gjithashtu kanë transportuar 10.648 kamionë dhe 903 trajlerë në dy muaj, përkatësisht 10 dhe 18 për qind më shumë se sa në janar 2017.
Nga të njëjtat burime mësohet se tragetet kanë kryer 147 lundrime vajtje-ardhje, ose 1 lundrim më shumë se në dy muajt e parë të vitit të kaluar.