Këngëtari shqiptar është bërë baba për herë të parë dhe këtë lumturi e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Kelly ka postuar një foto të djalit të sapolindur në Instagram ndërsa tregon edhe emrin që ai dhe bashkëshortja e tij kanë zgjedhur.

“Mirë se erdhe në jetë Liam! Një emocion i papërshkrueshëm të jesh prind. Falënderoj Zotin çdo ditë që të kam ty dhe mamin pjesë të jetë sime. Do të të dua me gjithë forcën e shpirtit tim në çdo ditë të jetës sonë. Jetë të gjatë princi ynë”, shkruan Kelly në foton ku i vogli shtërngon gishtin e të atit.

Ai prezantoi në "Këngën Magjike" 2017, një baladë që i dedikohej bashkëshortes së tij, Enisës, ndërsa nuk nguroi të shprehte sesa i dashuruar ishte.