Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve të kinematografisë, Oscars.

Gjatë festës në përfundim të ceremonisë, aktores Frances McDormand iu vodh kupa e "Best Leading Actress".

Autoritetet kanë arritur të arrestojnë Terry Bryant, 47-vjeçar si i akuzuar për vjedhjen që kthehej nē skandalin më të madh të historisë së Oscars.

Sipas gazetës "Los Angeles Times", autori 47-vjeçar kishte publikuar një video ku shihej duke puthur trofenë pasi e kishte vjedhur nga aktorja.