Këngëtarja Rozana Radi gjithnjë kujton me mjaft mall prindërit e saj, të cilët tashmë nuk jetojnë më.

Këtë herë ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto të të dyve ku shpreh sesa e ndjen mungesën e tyre dhe që asgjë nuk do ta mbushë. 

“Më zhveshën emocionet pa ju. Gëzimi e uli përqindjen e tij. Lumturia nuk ngjitet në qiellin e 7-të. Mëngjesi është memec pa zhurmën e hapave tuaj. Pjata ime është bosh sepse unë jam ngopur me vetminë time. Gëzojeni njëri-tjetrin atje lart. Më mungoni”,-ka shkruar këngëtarja dhe moderatorja e njohur.