-Sot priten edhe tre anije të tjera me kontejnerë dhe melaminë
Dy anije me kontejnerë dhe çimento po përpunohen sot paradite në kalatat e portit të Durrësit, ndërsa priten edhe tri anije të tjera me kontejnerë dhe melaminë.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se tragetet “AF Marina” dhe “Bari” të linjës Bari – Durrës janë ankoruar pranë Terminalit të udhëtarëve sot rreth orës 7:30.
Në Terminalin Lindor që nga dita e diel po ngarkohet me 4100 tonë çimento për eksport anija “Golden Bay”. Në Terminalin e Kontejnerëve që prej orës 7:30 nga anija “Asiatic Liberty” ka nisur shkarkimi i 99 kontejnerëve.
Nga i njëjti burim, mësohet se në radën portuale pret radhën për t’u shkarkuar anija “Max Value” me 701 kontejnerë, ndërsa në pritje janë edhe anijet “NS Dante” dhe “Gunce Akay” me afro 8.800 tonë lidhje melaminë gjithsej.