Ndarja e Bora Zemanit dhe Vin Velit është një ndër ngjarjet më të komentuara në media kohët e fundit.
Të ftuar në disa intervista televizive, Bora dhe Vini kanë shpjeguar raportin që kanë me njëri-tjetrin pa përmendur arsyen e ndarjes.
I ftuar në “Një kat më lart”, Vini është pyetur nga Ermali se çfarë e ka shqetësuar më shumë gjatë periudhës që bëri publik lajmin:
“Më kanë sikletosur deformimet e lajmeve. Unë nuk e tradhtova Borën, siç është shkruar. Kam tradhtuar më parë, por jo Borën. Me sa duket, jetojmë në kohën kur jeta është kthyer klikime e followers-a”,– tha Vini.





