Ndërkohë që të gjithë prisnim të dilte projekti i ri muzikor i këngëtares Nora Istrefi në bashkëpunim me Irkenc Hykën, lajmi ishte se projekti nuk do të realizohet.

Duket se ajo që ka hequr dorë ka qenë pikërisht Nora, e cila ka thënë për “Prive” se nuk e ka gjetur veten në këtë projekt, dhe prandaj u distancua.

Por kjo gjë nuk e ka ndalur Irkenc Hykën që të publikonte projektin e titulluar "Tymi Dashnis". Këngëtari shqiptar nuk ka dashur që projekti të anullohej duke vendosur që ta lanconte këngën pa bashkëpunim.