Rita Ora është ndër këngëtaret që po korr sukses momentalisht dhe mund të themi që është ndër më të paguarat në Britanin e Madhe e cila numëron plot 20 milionë paund në llogarinë bankare të saj sipas ‘Forbes’.

Sipas përllogaritjeve të “The Sun” Rita Ora merr në kocert 17 mijë paund britanike dhe pasuria e saj pritet të rritet në vitin e ardhëshëm.

Por teksa Rita nuk mund t’i mbajë mend milionat e saj, familja e Ritës ka një biznes të thjeshtë familjar në Londër ku gatuajnë ushqime tradicionale shqiptare.

Nëna e Ritës, Vera Ora në një postim të saj në Instastory ka befasuar të gjithë. Ajo ka publikuar djalin e saj duke shërbyer si kamarier.

Edhe pse motra e tij bën një jetë tejet luksoze, vëllai i saj nuk e ka problem të merret edhe me punë të tilla