Ndonëse nuk po bëjnë më shumë se një vit që janë martuar, siç duket çifti i famshëm është drejt divorcit. Bëhet fjalë për një prej çifteve të komentuara të showbiz-it në Turqi, Burak Ozcivit dhe Fahriye Evcen.
Mediat turke shkruajnë se mes tyre gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Dyshimet u shtuan akoma më shumë kur Burak Ozcivit, në ndarjen e çmimeve të revistës ‘GQ’ në Turqi u shfaq i vetëm.
Ndërkohë që pyetjes “pse vetëm”, aktori i njohur i telenovekave që transmetohen dhe në Shqipëri, iu përgjigj shumë shkurt; “Fahriye është e zënë me punë”.
Por, pak momente më vonë Evcen postoi një foto në Instastory teksa shihej duke parë televizor, por më pas u pendua dhe e hoqi fare.





