Pas fitores mjaft të rëndësishme ndaj Kamzës, trajneri i Teutës, Gentian Begeja ka deklaruar se fati më në fund u buzëqeshi djemve të detit.

Fitore e rëndësishme. Pikë kthese? 

Duke parë edhe renditjen, objektiv sot ishte fitorja. Patëm një kundërshtarë të vështirë si Kamza. Ndeshja kishte dy tablo, në të parën ne ishim më mirë, si në zotërimin e topit edhe në dyluftime. Pjesa e dytë ishte më mirë për Kamzën. Goli i dytë më pas na dha qetësi. 

Rruga e duhur që Teuta të shpëtojë në Kategori… 

Konstatim i drejtë, skuadra nuk vuan nga kondicioni fizik apo në mënyrën e të luajturit. E keni parë vetë që skuadra ka luajtur futboll, por edhe fati nuk ka qenë me ne. Sot na buzëqeshi. 

3 ndeshje, 3 vendosje të ndryshme. Çfarë ju ka bindur tek ky vendim? 

Gjithmonë vendosja e skuadrës bëhet edhe duke parë kundërshtarin. Duke parë edhe Kamzën, menduan ta rreshtonim kështu skuadrën. Pjesën e parë skuadra u shpreh mirë, më pas u mbrojtëm. Fitorja ia vlejti sot.