Për shkak të kushteve të vështira atmosferike kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të ulet sot pasdite në Prishtinë.

Gazeta Express raporton se i është konfirmuar nga Aeroporti i Prishtinës se deri tani janë anuluar tri fluturime dy ardhje dhe një shkuarje.

“Mund të konfirmojë se për shkak të kushteve të vështira atmosferike nuk janë realizuar këto fluturime. Njëri nga aderimet e parapara ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Por, aterrimi ka dështuar dhe avioni ka shkuar në Sofje. Të tjerat do të bëhen edhe në Shkup”,ka thënë zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara për Express.

Nga aty pritet që kryeministri të vazhdojë për Shkup para ardhjes në Prishtinë. Gara ka treguar se deri në orën 24.00 janë të parapara disa aderime të ndryshme. I pari i qeverisë kosovare ishte në Londër për takimin e BERZH-it me kryeministrat e rajonit