Tentativa për të prodhuar produkte ushqimore duke shkelur të drejtën e markës, së regjistruar nga një subjekt privat I ka kushtuar shumë një 58-vjeçari, F.K, banues në fshatin Karreç, Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e këtij shtetasi është verifikuar se ai prodhonte karamele duke shkelur të drejtën e pronësisë industriale të një subjekti privat.
Policia e Durrësit ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4 pako me karamele të 2 subjekteve të ndryshme.
Prodhimi i karameleve duke shkelur të drejtën e pronësisë i ka kushtuar jo pak 58-vjeçarit.
Ndaj tij, policia e Durrësit ka ngritur 3 akuza për konsumimin e veprave penale “Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.





