Një aksident masiv ka ndodhur pranë tunelit Tiranë-Elbasan ku janë përfshirë 9 automjete.
News 24 raporton se radha e makinave të cilat janë bllokuar ka arritur më shumë se 1 km.
Po ashtu mësohet se është devijuar kalimi i qarkullimit të mjeteve nga Elbasani drejt Durrësit.
Ende nuk dihet se për sa kohë do të qëndrojë i bllokuar tuneli.





