Shkëlzen Berisha feston sot datën e lindjes dhe partnerja e tij Armina Mevlani, ka postuar një foto të tij i rrethuar nga tullumbacet e kuqe që qëndrojnë në ajër.
"Surpriza ime për partnerin, dashurinë dhe shokun më të mirë! Gëzuar ditëlindjen zemër. Të dua shumë", shkruan Armina krahas fotos së Shkëlzenit, i cili shfaqet mjaf elegant me një kuti të zezë në duar, brenda së cilës fshihet një dhuratë të cilën nuk na e ka zbuluar.





