Një automjet që ishte duke lëvizur është përfshirë nga zjarri pak minuta më parë ‘Urës së Tabakëve’ tek Rruga e Elbasanit në Tiranë.

BalkanWeb shkruan se nga flakët është përfshirë një ‘Smart’. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të plagosur, ndërsa dyshohet për një defekt.

Sapo u sinjalizua për ngjarjen policia bllokoi qarkullimin e mjeteve në këtë aks. Ndërkohë zjarrfikëset ndërhynë për shuarjen e zjarrit.