Vajza e vetme e këngëtarit legjendar Elvis Presley, Lisa Mari, ka thënë se po përballet me vështirësi financiare dhe ka ngritur një padi për pasurinë 100 milionë dollarëshe duke e akuzuar ish-menaxherin për neglizhencë të vëmendjes ndaj parave të saj.
Ish-menaxheri i është kthyer padisë së 50-vjeçares duke e akuzuar për jetesën luksoze si dhe për faturat e papaguara, vlera e të cilave arrin në 800 mijë dollarë.
Sipas Gjykatës, Presley ka mbetur me një pasuri vetëm prej 16 milionë dollarësh. Ajo ishte vetëm 9 vjece kur këngëtari Elvis vdiq në vitin 1977 duke i lënë asaj të gjithë pasurinë.





