Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në Itali, për shkaqe natyrale, Xhan Marko Morati. Ish-anëtari i bordit drejtues të Interit, u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Ai ishte edhe vëllai i madh i Masimo Moratit, ish-presidentit të Interit. Klubi i Interit i ka shprehur ngushëllime familjes për këtë fatkeqësi.
Xhan Marko Morati ishte kreu i kompanisë së naftës Saras, në pronësi të familjes Morati. Biznesmeni i njohur italian lindi në Xhenova, më 29 nëntor 1936, raporton Il Messaggero.
Gjatë karrierës së tij ai ka qenë pjesë e bordeve drejtuese të “Corriere della Sera”, dhe kompanisë Bnl si dhe president i Norman Kraig & Kummel Italiana.





