Konflikti mes tyre ka degjeneruar deri në përdorimin e grushtave.
Për pasojë, një 46-vjeçar ka mbetur i lënduar një ditë më parë në Shijak, ndërsa autori po ndiqet penalisht për “Lëndime të tjera me dashje”.
“U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin SH.K, vjeç 51, banues në Sukth, pasi në Shijak, ka goditur me grusht, shtetasin SH.I, vjeç 46, banues në Jubë, Durrës”,- njofton komisariati i policisë së Shijakut.





