Ditën e djeshme, uniformat blu në Durrës vunë në pranga një shtetas italian, pasi u kap me lëndë narkotike në makinë.

Më datë 25.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi italian C.S, vjeç 51, me banim të përkohshëm në lagjen nr. 13, Durrës”, informon policia.

Në lagjen nr. 11, në mjetin tip “BMW”, italianit iu gjet e iu bllokua 72 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Ndaj tij rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.