Alarmohet policia italiane në Genova pak para nisjes së ndeshjes Sampdoria-Udinese, pasi u evidentua se një shqiptar kishte hyrë në një pallat pranë stadiumit i armatosur.
26-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka hyrë në një pallat pranë stadiumit “Luigi Ferraris”, duke mobilizuar disa patrulla të policisë dhe sektorin antiterror pak orë para ndeshjes Sampdoria-Udinese.
Mediet italiane raportojnë se pas mbërritjes së karabinierëve, shqiptari është arrestuar dhe gjatë kontrollit të tij në banesë iu gjet dhe sekuestrua një pistoletë.
Ka dyshime se shqiptari e kishte armën për të kërcënuar ndonjë person me të cilin kishte konflikte të mëparshme, megjithëse ai i ka mohuar këto akuza. Policia italiane vijon hetimet.





