Persona të paidentifikuar kanë vjedhur me thyerje një prej kioskave në qendër të qytetit të Durrësit, pranë pallatit të kulturës.
Sipas informacioneve që përcjell policia, autorët kanë arritur të marrin 6 paketa cigare dhe dy kuti me letra për cigare, ndërsa nuk kanë gjetur ndonjë shumë parash, pasi i zoti e kishte lënë arkën bosh.
Uniformat blu po punojnë për kapjen dhe identifikimin e autorit/ëve të vjedhjes së kioskës në pronësi të 22-vjeçarit E.B.
Ngjarja ka ndodhur këtë të diel.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.02.2018, në lagjen nr. 11, pranë “Pallatit të Kulturës”, kanë vjedhur me thyerje kioskën e shtetasit E.B, vjeç 22, banues në Durrës, ku kanë marrë 6 paketa cigare dhe dy kuti me letra për cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.





