Ndaj liderit të vrarë të Nismës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është shtënë nga arma automatike “Heckler & Koch” e jo, siç ishte njoftuar më parë, nga një pistoletë Zastava M70A e kalibrit 9mm.
Sipas gazetës serbe “Vecernje Novosti”, e cila thirret në burime nga hetuesia në Kosovë, atentatorët në ditën e vrasjes, më 16 janar më një veturë “Opel Astra“, e kanë përcjell Ivanoviçin, nga momenti kur ai doli nga banesa e tij në Mitrovicë.
Siç specifikohet, të dhënat deri të cilat kanë ardhur organet e hetuesisë në Mitrovicë tregojnë se vrasësi dhe një ose më shumë nga bashkëpunëtorë të tij në mëngjesin fatal, me veturë e kanë përcjellë Ivanoviçin nga banesa e tij në rrugë “Lola Ribar”, kanë kaluar pranë monumentit të princit Lazar, duke e tejkaluar pastaj për ta pritur në veturë para selisë së partisë në Rrugën “Sutjeska”, përcjell Telegrafi.
Kur Ivanoviç iu afrua portës së oborrit, në të cilën janë zyrat e parisë, vrasësi nga ulësja e pasme e veturës ka hapur zjarr mbi të, shkruan “Novosti”. Sipas rezultateve të autopsisë, Ivanoviç u qëllua me gjashtë plumba në pjesën e sipërme të gjoksit. Ai kishte marrë plagë vdekjeprurës në organet vitale dhe ai kishte vdekur para se të arrinte ambulanca e ndihmës së shpejtë në vendin e ngjarjes.
Vrasësit ishin, sipas gazetës me të njëjtën vetura kishin ikur në drejtim të shkollës së Mjekësisë, ku në rrugën “Vojvoda Putnik” kanë djegur veturën “Astra”. Edhe pse automjeti i djegur u gjet shpejt, brenda tij nuk u zbuluan gjurmët e atentatorëve.
Duke përkujtuar se Shërbimi Policor i Kosovës për rajonin e Veriut para dy ditësh ka publikuar fotot e veturës “Astra”, me të cilin kriminelët kanë ikur, gazeta shkruan se vetura “Astra” është ngjyrë hiri dhe pa targa.
Ende nuk është verifikuar se si dhe kur automjeti ka hyrë në territorin e Kosovës, kurse nga policia e Serbisë është shtënë informata se pronari i fundit i automjetit ishte një grua që e shiti atë në park të auto-mbeturinave, shkruan gazeta.
Siç thuhet, automjeti, për të cilin u vërtetua se ka ndërruar disa pronarëve që nga viti 2009, mbërriti në Serbi, praktikisht është e vetmja gjurmë e prekshme në hetimin, për të cilin opinioni është informuar. Policia po vazhdon të marrë deklarata nga njerëz që kanë qenë në kontakt me Ivanoviçin në ditët e fundit para vrasjes së tij dhe është duke pritur edhe raportin e thirrjeve telefonike.