Dhuna e ushtruar nga dy banorë të Kavajës ndaj një 50-vjeçari nga Durrësi, i ka shkaktuar këtij të fundit plagosje të lehtë.

50-vjeçari D.M. është goditur me sende të forta në Malin e Robit nga shtetasit A.R dhe Sh.M, 36 e 41 vjeç, banues në Kavajë.

Burime policore bëjnë të ditur se 50-vjeçari gjendet i shtruar në spitalin e Durrësit, si pasojë e plagëve të shkaktuara.

Fatmirësisht ai është jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Kavajës ka nisur procedimin penal ndaj dy dhunuesve, të cilët akuzohen për “Plagosje të lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.