Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka akutorizuar ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar, për vendosjen e flamurit Kombëtar Shqiptar në hyrje të qytetit të Prishtinës, më saktësisht të rrethrrotullimi.
Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” një burim i mirëinformuar brenda Qeverisë së Kosovës. Sipas këtij burimi, brenda pak çastesh pritet zëvendësimi i flamurit shtetëror me atë kombëtar.
Këtë vendim Kryeministri Haradinaj, e ka marrë sot.
Zëvendësimi i flamurit Kombëtar me atë shtetëror ka ngjallur debat të madh në opinon. Madje disa qytetarë edhe kanë protestuar në shenjë pakënaqësie.