Një 28-vjeçar është pikasur nga policia teksa udhëtonte në mes të qytetit me 114 km në orë.

I riu drejtonte mjetin e tij tip Benz, thuajse në qendër të Tiranës, ku sipas policisë shpejtësia e lejuar është vetëm 40 km në orë.

Policia sqaron se të riut iu hoq leja e drejtimit të mjetit për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

Njoftimi i policisë:

Ne rrugen e Kavajes ne qender shume te banuar ku shpejtesia e lejueshme eshte 40 km/ore, drejtuesi i mjetit tip benz shtetasi O.K 28 vjeç qarkullonte me mjetin luksoz te tij me shpejtesi 114 km/ore.

Drejtuesit te mjetit ju terhoq Leja e Drejtimit per te dale ne OASH per shpejtesi tej normave te lejuara.

Kjo shpejtesi eshte rrezik potencial per jeten e tij dhe perforuesit e tjere te rruges.

Qarkulloni sipas normave te lejuara se jeta nuk riparohet ne rast se e vret.