Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në ajër.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:50, në fshatin Bardhaj, Shkodër, sipër rezervuarit.

Blutë e qytetit të Shkodrës kanë identifikuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin N. P., 17 vjeç.

Policia ka gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit "automatik" model 56, me një krehër me fishekë, me të cilën dyshohet se ka qëlluar 17-vjeçari si dhe 7 gëzhoja.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.