Një i moshuar ka gjetur vdekjen ditën e djeshme në lagjen nr.17 në qytetin e Durrësit.

Policia bën me dije se 72-vjeçari Q.M., ka humbur jetën në banesën e tij.

Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja e të moshuarit ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Materialet u referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.