Një tjetër foshnjë ka ndërruar jetë pasi ishte prekur nga sëmundja ngjitëse e fruthit. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh, pasi javën e kaluar vdiq një foshnje 7 muajshe.
Mësohet se bebeja 4 muajshe me inicialet R.N ka ndërruar jetë në shërbimin e Pediatrisë në QSUT si pasojë e komplikacioneve të fruthit.
Burimet bëjnë të ditur se foshnja nga Peshkopia është paraqitur me probleme në bronkopneumoni, ka qenë i shtruar për disa ditë në Pediatrinë e QSUT-së dhe prekja nga fruthi ka rezultuar fatale.





