Dyshohet se të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtëna me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e stacionit të fundit të Tiranës së Re, në afërsi të Selitës.

Dëshmitarët okularë kanë parë dy persona të merren me ambulance dhe thonë se dy grupe janë zënë me njëri-tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po sqaron për rrethanat e ngjarjes.

Vijon