Policia greke ka arrestuar pjesëtarët e një bande shqiptaro-greke që trafikonin drogë dhe posedonin armë të paligjshme.

Dje janë publikuar edhe emrat e trafikantëve të përfshirë në këtë grup.

Nga 7 të prangosur, 4 prej tyre janë shtetas shqiptarë dhe 3 grekë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarët e arrestuar janë: Renado Hodallari 27 vjeç, Spartak Zene 31 vjeç, Fatjon Habibaj 33 vjeç, Devis Nikolli 24 vjeç.

Të arrestuarit zhvillonin aktivitetin e paligjshëm në zonën e Atikës.

Anëtarët e organizatës i kishin të përcaktuara rolet, ku shqipëtarët kishin rolin kryesor. Ajo drejtohej nga 27-vjeçari Renado Hodallari ndërsa rol të rëndësishëm kishin edhe dy shqiptarë të tjerë.

Anëtarët e tjerë të bandës kishin marrë me qira banesa ku e fshihnin lëndën narkotike, ndërsa të tjerë vëzhgonin kontrollet e policisë, dhe një pjesë tjetër e bandës merrej me tregtimin dhe furnizimin me drogë.

Të arrestuarve iu sekuestrua 105 kilogramë kanabis, 12 mijë euro dhe sende të tjera që përdoreshin për aktivitetin kriminal.