Policia e Durrësit njoftoi ditën e enjte prangosjen e dy hajdutëve të banesave dhe lokaleve, por kjo se ka ndalur valën e vjedhjeve në qytetin bregdetar.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar dy vjedhje të reja në Durrës. Një shtëpi dhe një dyqan kanë rënë pre e hajdutëve.
Në njërin nga rastet është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa në rastin e dytë policia po heton për të zbardhur hajdutin e disa stekave cigare në një dyqan në Shkallnur.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit F.L, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi më datë 13.02.2018, në lagjen nr. 13, te Shkëmbi Kavajës, ka vjedhur një shumë lekësh dhe 1 televizor plazma, në banesën e shtetasit I.P, vjeç 52. Neni 134 i Kodit Penal.
Më datë 14.02.2018, gjatë natës, në fshatin Shkallnur, kanë vjedhur disa steka me cigare, në dyqanin e shtetasit M.J, vjeç 61. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.





