Për drejtuesit e automjeteve, është shqetësuese situata kur ndeshen me disa persona në rrugë, të cilët hiqen sikur janë punonjës të një parkingu privat dhe u kërkojnë para në këmbim të parkimit të makinës.

Për një prej tyre, Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Durrës ka nisur procedimin duke e çuar rastin në Prokurori.

Sipas informacioneve të policisë, shtetasi Y.M. vjeç 69, banues në Durrës, në rrugën “Koço Kazanxhi”, është kapur duke i marrë lekë qytetarëve për parkim automjeti, i papajisur me licencë e dokumentacion.

Ngjarja ka ndodhur ditën e mërkurë, ndërsa policia referoi materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.