Dy persona me maska dhe të armatosur kanë grabitur pronarin e një lokali. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Patok të Kurbinit .

Policia bën me dije se grabitësit kanë hyrë në lokal dhe i kanë marrë 5 milionë lekë të vjetra pronarit të lokalit Seit Sinani.

Policia ka nisur hetimet, por ende nuk ka të dhëna rreth autorëve.