Një person nga Durrësi i shpallur në kërkim dhe i dënuar me burg për mbajtje armësh pa leje, është kapur nga uniformat blu.

“Më datë 13.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.L., vjeç 45, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.