Një shqiptar është arrestuar nga policia greke si shkaktar i një aksidenti që i mori jetën një 63-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Karditsa në një rrugë rurale, ku 43-vjeçari shqiptar, duke drejtuar një furgon, përplasi biçikletën me të cilën lëvizte 63-vjeçari, dhe më pas u largua nga vendngjarja.
I plagosuri u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe më pas ndërroi jetë.
Por pasi u largua nga vendngjarja, shqiptari u përfshi në një tjetër aksident automobilistik pranë stacionit hekurudhor të qytetit. Furgoni i drejtuar prej tij kishte humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa 43-vjeçari pësoi lëndime të lehta.





