Gjykata Themelore në Mitrovicë ka liruar dy pjesëtarët serbë të Policisë së Kosovës, të cilët janë arrestuar në fundjavë, nën dyshimet se kanë manipuluar me prova në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanovic.
Prokuroria e Kosovës më herët i ka kërkuar gjykatës që të zgjasë në një muaj paraburgimin e dy policëve nga Mitrovica e Veriut.
Prokurori kryesor në Mitrovicën e Veriut, Shuqri Syla, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky vendim i gjykatës është i papritur dhe se prokuroria do ta apelojë atë brenda 24 orësh.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, D.M. dhe Zh.J., janë arrestuar për veprën penale “manipulim me prova në hetimet për vrasjen e Ivanovicit”.