Një shqiptar tentoi të arratisej nga qelia e paraburgimit në Athinë, së bashku me një algjerian rreth orës 18:00 të së dielës.
Të dy të arrestuarit nisën të sharronin me limë hekurat e qelisë, por u zbuluan në kohë nga gardianët.
Shqiptari që tentoi të arratisej nga paraburgimi është arrestuar një javë më parë, më 5 Shkurt në Athinë. Së bashku me dy persona të tjerë që janë në kërkim, ata sulmuan dhe qëlluan disa herë me thikë një tjetër shqiptar duke e lëbë të plagosur si dhe tentuan t’i rrëmbenin të dashurën.
Ky incident alarmoi autoritetet greke, të cilat kanë nisur hetimin për të zbuluar se kush nga grupet e tjera kriminale brenda burgu pajisi me limë shqiptarin dhe algjerianin.
Mediat greke shkruajnë se rastet e përsëritura të të burgosurve që tentojnë arratinë nga qelia, nxjerrin në pah problemet në sistemin e burgjeve.





