Policia e Igumenicës ka vënë në pranga 5 shqiptarë, pasi janë kapur me 96 kilogramë marijuanë.
Mësohet se shqiptarët janë arrestuar teksa po kalonin kufirin në këmbë dhe kishin 4 çanta me drogë.
Policia ka nisur hetimet e mëtejshme, ndërsa emrat e personave të arrestuar nuk bëhen ende të ditur.





