Gjykata e Shkodrës la në burg tre personat e arrestuar si bashkëpunëtor në atentatin me tritol më 13 janar të këtij viti, kur tetë persona u plagosën në lagjen "Rus".

Ata janë Endri Çopja, Argel Lulaj dhe Serxho Teta, të cilët u kapen në Elbasan gjatë një operacioni në të cilin morën pjesë prokuroria e policia. Bashkë me këta persona u zbulua dhe makina me të cilën ishte transportuar motori kamikaz nga Elbasani në Shkodër.

Ky zbulim u bë nga kamerat e rrugës ku ndodhi ngjarja. Motori ku ishte vendosur afro 900 gramë tritol ishte parkuar pranë makinës se biznesmenit Lulzim Kulla dhe shpërthimi u bë me telekomandë. Kulla që mbeti i dëmtuar rëndë dyshohet që ishte shënjestra e këtij atentati.