Një 23-vjeçarështë gjetur i vetëvarur në banesën e tij në Pogradec.
Sipas policisë, dyshohet se 23-vjeçari vuante nga depresioni dhe prandaj ka marrë këtë akt të rëndë.
“Më datë 09.02.2018, në fshatin Blacë, në banesë, është gjetur i vetëvarur shtetasi K.M, vjeç 23. Nga veprimet e kryera rezulton se, në kushtet e depresionit ka varur veten. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 99 i Kodit Penal”, shkruan policia në njoftimin e saj.





