Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë dëmshpërblim. Ai u arrestua si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit (babai i ish-ministrit të Brendshëm) në shkurt të vitit 2015, por edhe tritolit pranë një stacioni autobusi, që nuk shpërtheu.
Por pas 10 muajve hetime, Prokuroria e liroi nga akuzuat Baftjar Brukën dhe të arrestuarit e tjerë, pasi asnjë nga dyshimet nuk u vërtetua.
Pas daljes nga burgu, Baftjar Bruka kërkon rreth 870 mijë lekë dëmshpërblim për 290 ditë që qëndroi në paraburgim. Ai ka depozituar dosjen, ndërsa pritet vendimi në Gjykatën Administrative.





