Policia ka bërë të mundur ndalimin e një të riu nga Durrësi, që ishte shpallur në kërkim për dy vepra penale.

Më datë 03.02.2018, seksioni kundër krimeve ndaj personit ndaloi shtetasin në kërkim F.N., 28 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Pas ndalimit, çështja ndaj tij i kalon Prokurorisë për veprime të mëtejshme.