Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Fushë-Krujë- Rinas.
Një automjet tip “Fiat” me targë DR2890E përplasi një triçikël, me të cilin udhëtonin dy pjesëtarë të komunitetit rom.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur rëndë dy personat që lëviznin me triçikël.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.





