Një 19-vjeçar nga Vora është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Denis Kuçit i është gjetur gjatë kontrollit fizik nga uniformat blu një pistoletë “Berreta” dhe një mjet prerës, thikë.

Ndalimi i të riut nga policia kriminale në Vorë u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative.