Policia e Gjirokastrës arrestoi në flagrancë shtetasin Eros Spahiu, 26 vjeç, banues në Vlorë.
Spahiu u ndalua në vendin e quajtur Ura e Viroit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë i është gjetur në brez një armë zjarri pistoletë e llojit GLOCK, me 14 fishekë.
Ky shtetas, në momentin e ndalimit, udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar me targa AA 124 NZ.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me fishekët dhe automjeti.
Gjithashtu pas veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e policisë është bllokuar dhe mjeti i blinduar në të cilin udhëtonte si pasagjer ky shtetas, pasi mjeti nuk dispononte dokumentacion të rregullt.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.





